Sporti

Ballkani ‘bie’ në Skenderaj, ndahen pikët në ‘Zahir Pajaziti’

11/08/2025 14:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfundura dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Drenica ka siguruar një fitore të madhe ndaj Ballkanit, duke triumfuar me shifrat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Akpan dhe Uka realizuan golat e fitores për skuadrën nga Skenderaj, e cila mori tre pikë me shumë vlerë.

Në ndeshjen tjetër, Llapi dhe Prishtina e Re, barazuan me rezultat 1 me 1, duke ndarë pikët në ‘Zahir Pajaziti’.

Prençi shënoi për mysafirët, kurse Hasani barazoi shifrat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/