Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Shkupin mbrëmë me rezultatin 1:0 për të siguruar kualifikimin në grupet e Conference Leagues.
Goli i Meriton Korenicës në minutën e 69’të “vulosi” kalimin tutje të Ballkanit me rezultatin e përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani bëhet skuadra e parë kosovare tashmë që merr pjesë në grupet e Conference League.
E për këtë sukses historik të ekipit nga Suhareka kanë shkruar edhe mediat e mëdha nga vende të ndryshme evropiane si Italia, Portugalia e Brazili.
Më poshtë keni shkrimet e mediumeve të huaja për Ballkanin.
Mediumi portugez Ojogo shkruan: Liga e Konferencës: ngjarje historike për Lihtenshtajnin dhe Kosovën.

Ndërkohë në Brazil, mediumi Trivela, poasht u ia kushton një shkrim Vaduzit dhe Ballkanit, që kanë shkruar historinë dje – duke përshkruar fitoret e ekipeve.

Kurse, SportFace në Itali shkruan:
“Liga e Konferencës, Ballkani bën histori: ekipi i parë i Kosovës në një garë evropiane”.
/GazetaBlic Sport



