Skuadra e Ballkanit do të ballafaqohen me BATE Borisov të enjten.
Ballkani dhe BATE Borisov takohen të enjten në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së “Play Offit” për kualifikimin në Conference League.
Në këtë ndeshje, gjyqtar kryesor do jetë Volen Chinkov nga Bullgaria, teksa asistentët e tij janë: Ivo Kolev dhe Petar Velizarov Mitrev.
Gjyqtar i katërt do jetë Nikola Popov.
/GazetaBlic Sport



