Sporti

Ballkani akomodohet në Ohër, nesër luan miqësore ndaj Llapit

06/21/2022 12:57
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit po vazhdon përgatitjet para ndeshjeve të Evropës.

Ballkani do të luajë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Zalgiris, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Ilir Dajës tashmë është akomoduar në Ohër – ku po vazhdon përgatitjet, teksa nesër do të luajë miqësore ndaj klubit kosovar, KF Llapit.

Ja njoftimi:

“Të dashur tifozë

Skuadra pas dy dite pushim ne Kosovë , ka mbërritur dje në Ohër, aty ku do të kryejë fazën e dytë përgatitore.

Ekipi u akomodua në hotel dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Ditën e nesërme skuadra pasdite do të zbresë në fushë për miqësoren kundër KF Llapit në ora 17:30”, shkruan FC Ballkani.

/GazetaBlic Sport