Lajme

Balliu: Drejtësia është e kapur, Sali Berishës duan t’i mbyllin gojën

12/28/2023 21:49
nga:Y I

Sekretari Organizativ i PD-së së Rithemelimit Klevis Balliu është shprehur se drejtësia është e kapur.

I ftuar në Euronews Abania se problemi që kanë me Sali Berishën është se nuk duan të ndjekin ligjin por t’i mbyllin gojën Berishës.

“Ajo që ka rëndësi këtu është që a është kapur drejtësia. Saimir Tahirit nuk iu la policia jo te dera e shtëpisë por as në lagje. Asnjërit nuk i është ndaluar komunikimi me familjen. Problemin me Berishën, nuk e kanë se duan të ndjekin ligji, por se duan ti mbyllin gojën. Juve vazhdoni të paguani për inceneratorët. Rama del vet e thotë që unë jam pronar i Reformës. Justifikimi i tyre është se kemi arrestuar tanët”-tha Balliu.