Kosova sot do të përballet me Greqinë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Para ndeshjes me Greqinë, përkrahje Kosovës i ka dhënë edhe Ballist Morina, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballist Morina përmes një postimi në Facebook, ka shprehur kërkim fajlen e tij që më parë ishte tallur me flamurin e Kosovës.
Ai shkruan se si popull duhet ta përkrahim Kosovën e cila sipas tij po sulmohet nga boshti, Tiranë – Beograd.
“Unë jam ai qe jam tallur me flamurin e shtetësisë së Kosovës dikur dhe kërkoj publikisht falje për kët, unë sot besoj fuqishëm se duke respektuar kët flamurë direkt respektohet dhe mbrohet shtetësia e Kosovës dhe po aq direkt respektohet dhe mbrohet famuri i kombit shqiptarë dhe interesat kombtare.
Si shqiptarë na duhet nji Kosovë/shtetë me të drejta të barabarta në arenën nderkombtare dhe fatkqesisht kjo Kosovë/shtet po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd.
Ne si popull e kemi për detyrë qe vetëdijen kombtare ta ngrehim mbi nivelin e sulmeve antikombtare.
Suksese sonte PËRFAQSUESES së shtetesisë së Kosovës dhe gjithashtu KOMBTARES së shqiptarëve në Elbasan Arena!!
“Xhamadani vija vija……………….”!!, ka shkruar Ballisti.
Ja postimi i tij:
/GazetaBlic Sport/


