Sporti

Ballist Morina: Ky përvjetor i dronit në Beograd i dedikohet Policisë së Kosovës

10/14/2021 08:55
nga:Lorik J

Sot shtatë vjet më parë, Ballist Morina ‘tronditi’ serbët me dronin e tij.

Ballist Morina dërgoi dronin mbi stadium në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në një ndeshje ku kishte tension tejet të lartë, shkruan GazetaBlic Sport.

E sot në përvjetorin e këtij momenti, Ballist Morina ka një dedikim interesant. Ai thotë se sot ia kushton ditën “Autochthonous” – Policisë së Kosovës.

Ja postimi i tij:

“Gëzuar ditën AUTOCHTHONOUS!!  Ky përvjetor i kushtohet profesionalizmit të Policisë së Kosovës”, shkruan Ismail Morina.

/GazetaBlic Sport