Ballist Morina është personi që e njohim të gjithë shqiptarët – pasi me 14 tetor të vitit 2014 ngriti flamurin “Authochtonus” midis Beogradit gjatë takimit Serbi-Shqipëri.
Megjithatë, pas shumë viteve, Ballist Morina duket se ka vendosur t’i kërkojë falje serbëve, jo për ngritjen e flamurit, por shfrytëzimin e një Kishe në afërsi të stadiumit për të ngritur dronin, përcjell GazetaBlic Sport.
“U drejtohem serbëve, u kërkoj falje në lidhje me Kishën, nuk ka qenë asnjë qëllim i keq. Unë e di se ju jeni besimtarë të fortë – s’ka pas qëllim të keq ndaj jush në këtë pjesë. Ka qenë një vendim i momentit të fundit për shfrytëzimin e Kishës, pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhë unë gjithmonë kam pas qëllime të mira”, tha Ballist Morina në emisionin e Adi Krastës në TV Syri.
Ja rrëfimi i Ismail Morinës:


