Lajme

Balli Kombëtar Demokrat proteston në Prishtinë: Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë

07/17/2023 12:23
nga:Mergim Rreci

Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ata me vete kanë pasur disa pankarta, ku kërkohej të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.

Protesta u udhëhoq nga kryetari i BKD-së Nikoll Perkaj.

“Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, thuhej në disa nga pankartat e tyre.