Lajme

Ballazhi: Jemi duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme, ne jemi të gatshëm për të konfirmuar fitoren edhe një herë

10/21/2021 18:59
nga:M K

Kandidati për kryetar i Hanit të Elezit nga PDK, Mehmet Ballazhi me anë të një postimi ka reaguar për vendimin e PZAP-it për rinumërimin e votave në këtë komunë.

Ballazhi, që arriti të fitoi në zgjedhjet e 17 tetorit, ka kërkuar që qytetarët e Hanit të Elezit ta ruajnë qetësinë.

“Të nderuar banorë të Hanit të Elezit, ju lutem të ruani qetësinë. Ju falënderoj përzemërsisht nga zemra për konfirmimin dhe mesazhet e shumta që jeni duke më bërë, për të më dhënë mbështetje pas këtij tentimi për të hedhur poshtë verdiktin tuaj në zgjedhje”, ka shkruar ai fillimisht në postimin e tij.

Tutje, Ballazhi ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.

Postim i plotë nga Mehmet Ballazhi:

Të nderuar banorë të Hanit të Elezit, ju lutem të ruani qetësinë.

Ju falënderoj përzemërsisht nga zemra për konfirmimin dhe mesazhet e shumta që jeni duke më bërë, për të më dhënë mbështetje pas këtij tentimi për të hedhur poshtë verdiktin tuaj në zgjedhje.

Ne jemi duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme.

Por cilido qoftë vendimi, ne jemi të gatshëm për ta konfirmuar fitoren edhe një herë.