Lajme

Balla: Pas gjetjes së trupave të pajetë, të punohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shkodër

05/07/2024 16:58
nga:Sh R

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët janë fjetur të mbytur. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është bërë dhuna sistematike nga bashkëshorti, ndonëse ky i fundit ka mohuar akuzat.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falënderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira. /abcnews.al/