Lajme

Balla: Mbarë kombi shqiptar me mbështetje të jashtëzakonshme për komandantët e UÇK-së

08/07/2025 17:46
nga:Mergim Rreci

Taulant Balla, ministër i Shtetit, ka dalë në mbështetje të protestës qytetare kundër “padrejtësive” në Hagë.

Përmes një postimi në facebook, ai ka shpërndarë një pamje nga lart të protestës, ku shihen shumë qytetarë.

“#Liriakaemër. Populli i Kosovës dhe mbarë kombi mbështetje të jashtëzakonshme komandantëve të UÇK. Historia nuk mund të rishkruhet me padrejtësi”, shkroi Balla.