Lajme

Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin

10/03/2024 22:18
nga:Y I

Ministri për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuar këtë të enjte në studion e Euronews Tonight për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku pikërisht ditën e sotme ka pasur një përplasje mes dy kampeve.

Sipas ministrit Balla, nëse bëhet një kthesë në kohë dhe krahasohet jeta politike e Partisë Demokratike nga viti 1990 e deri më sot, do të kuptohet se ky subjekt ndodhet sot në pikën e saj të fundit elektorale.

“Një gjë që besoj biem të gjithë dakord është që PD duke filluar nga dhjetori i vitit 1990 e këndej është në pikë e fundit elektorale. Mund ta them që një prej arsyeve është kjo qasje e tyre. Unë mendoj që situatat në Kuvend ishte normale, kur dy javë më parë u mbyll kKuvendi. Jemi kthyer këtë javë a thua se opozita ndryshoi me çelës,”-tha Balla.

Sakaq, Balla theksoi se aksioni civil i thirrur nga opozita dhe përplasja mes tyre dhe socialistëve, nuk bëhet për shkak të dënimit me burg të deputetit, Ervin Salianji, por bëhet për shkak të interesave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Për këtë, sipas Ballës, qëndrimii ashpër i mazhorancës kundrejt rivalëve të tyre politik, vjen sepse nuk do duhet që të organizoheshin me thirrjet e një mosbindje civile kundrejt një vendimi gjyqësor, të cilin do të mund ta ankimonin në shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Ka një element që duhet të jem shumë i qartë. Unë nuk kam komentuar kurrë një vendim gjykate, mbi të gjitha një vendimi të formës së prerë. Pavarsësith Kodit të procedurës Penale për të ankimuar një vendim. Unë jam pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, nuk mund të komentoj një vendim gjykate. Unë mendoj që ti vësh flakën karriges është diçka që bie ndesh me interesin publik dhe ja vë fajin një pale që është e njëjtë me ty, sa i përket përkatësisë në pushtetin ku është. Pastaj bën dhe një gabim kur thua që këta 3 gjyqtarë janë të kapur, duke harruar që këta gjyqtarë të kanë dhënë një vendim që ti ke thënë :qëllon që paska në këtë vendim burra e gra që të ndershëm në këtë vend. E pastaj thua fajin e ka kundërshtari. Nuk të pëlqen një vendim gjykate shko ankimoje. Besoj që nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që beteja bëhet për një person tjetër. Dhe ky person të paktën në këto 34 vite ka dëshmuar që ka zgjedhur t’i shërbejë interest familjar, jo atij publik,”-sqaroi Balla.