Lajme

Balje: Kosova, shteti im – jam si në shtëpinë time

07/20/2023 22:37
nga:G B

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje në edicionin veror PolitikOFF ka treguar se pëlqen shumë adrenalinën dhe se është e padiciplinuar në trafik.

Balje ka treguar se kohëve të fundit është duke folur e lexuar më shumë në gjuhën shqipe sesa në atë boshnjake.

Madje ajo tha se ka edhe këngëtarë shqiptar të preferuar, siç është Nora Istrefi.

“Unë kurrë s’bëj dallime se kush është shqiptar e kush komunitet. Unë e definoj Kosovën sikur shtetin tem. Ne kemi qenë bashkë para, gjatë e pas luftës. Unë ndihem në Kosovë sikur në shtëpi.”, tha Balje në PolitikOFF.