Showtime

Balina Bodinaku tregon a do të jetë pjesë e edicionit të tretë të BBVA-së

05/17/2023 22:13
nga:Genita C

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë “Big Brother VIP”.

Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.

“E kam parë sigurisht në pozita më komode, më qetë padiskutim duke qenë se nuk e kam pasur presionin, tensionin dhe trysninë që ka qenë dhe që ndjehet shumë nga kolltuku i kuq”, tha ajo.

E pyetur se a do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother ajo tha se mendimet ia ka lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe.

“Është edhe shumë i vështirë në njëfarë mënyre edhe i ezauruar, në kuptimin si eksperiencë nga ana ime, padiskutim do të ishte shumë më e lehtë pas herës së parë. Nuk e di por unë gjithmonë mendimet ia kam lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe”, tha Balina.