Lajme

Bali Muharremaj për Ardian Gjinin: Qytetarët e Gjakovës do ta votojnë pa asnjë hezitim – pas çdo suksesi flet puna e tij

10/08/2025 17:35
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, është takuar me Ardian Gjinin, kandidat për kryetar të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se qytetarët e Gjakovës do të votojnë pa hezitim për të, pasi pas çdo suksesi atje, qëndon puna e tij e qetë, e palodhur dhe e ndershme.

Postimi i tij i plotë:

Gjakova sot nuk flet për premtime, por për rezultate.

Dhe pas çdo suksesi atje, qëndron puna e tij e qetë, e palodhur dhe e ndershme.

Kryetarin Ardian Gjini, qytetarët në Komunës së Gjakovës besoj se do ta votojnë pa asnjë hezitim, sepse e ka dëshmuar me vepër në punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm.

Suksese miku im