Showtime

Balenciaga shkon më tej, prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës – ‘çmendet’ rrjeti

03/29/2024 09:28
nga:N K

Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë në rrjete sociale.

Kështu ka ndodhur së fundmi me markën Balenciaga, që ka prezantuar një byzylyk që duket pothuajse si një ngjitës, gjatë koleksionit të Javës së Modës në Paris.

Reagimet dhe talljet në rrjet kanë nisur menjëherë për produktin që i ngjason një ngjitësi të kompletuar me logon e markës dhe thuhet se ka një çmim prej 4,000 dollarësh.

Kjo u quajt një çmenduri nga një komentues, që iu bashkëngjitën edhe shumë të tjerë.

Edhe pse produkti akoma s’është listuar për shitje dhe nuk dihet nëse çmimi i saktë është ai që po përflitet.