Gareth Bale u prezantua si lojtari i ri i Los Angeles FC.
Uellsiani, pasi ka mbyllur një përvojë të gjatë, fituese dhe gjithashtu interesante 8-vjeçare në Real Madrid, i është bashkuar ekipit amerikan deri në vitin 2023 me një opsion për një sezon tjetër.
“Jam ende 32 vjeçar, nuk kam ardhur të qëndroj 6 apo 12 muaj. Më kanë mbetur edhe shumë vite dhe kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë”.
“Unë kam ndjekur MLS për një kohë të gjatë. Niveli është rritur, cilësia, ekipet dhe lojtarët janë përmirësuar. Nuk mendoj se dikush e sheh atë si një turne për të përfunduar karrierën e tyre”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


