Sporti

Bale për të ardhmen e tij: Kam shumë oferta

06/05/2022 14:39
nga:E K

Gareth Bale ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Bale nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit, pasi i përfundon kontrata këtë vit.

Mirëpo, e ardhmja e uellsianit ende nuk dihet.

Përpara ndeshjes së finales së ‘Play Off-it’ Bale u pyet në lidhje me të ardhmen e tij.

“Nuk jam duke menduar për këtë, pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, por kam shumë oferta”, ishin fjalët e 32 vjeçarit.

Gareth Bale këtë sezon i dha fund periudhës nëntë vjeçare te gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e uellsianit