Në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madridin, Gareth Bale luajti vetëm në tre ndeshje në këtë sezon, në një total prej 193 minutash.
E përditshmja spanjolle As ka llogaritur me pagën e tij dhe tregon se sa fitonte 32-vjeçari për çdo minutë në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
Uellsiani, paga vjetore e të cilit shkon në 17 milionë euro, ka kushtuar 88 mijë euro për çdo minutë lojë këtë sezon.
Hera e fundit që ai ishte në fushë shkon në 28 gusht, ndeshje e xhiros së tretë të Ligës Spanjolle, të cilën Real Madrid e fitoi 1-0. Bale filloi dhe u zëvendësua në minutën e 66-të.
/GazetaBlic Sport/


