Uellsi do të përballet me Danimarkën në kuadër të 1/16 së finales në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Ndeshja do të zhvillohet sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para fillimit të takimit ka folur ylli i Uellsit, Gareth Bale.
Ai ka thënë se Kombëtarja e Uellsit është mësuar me faktin se konsiderohen më të dobët në çdo takim, por kjo nuk do t’i pengojë ata në mënyren e çasjes së lojës.
“Do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se mund të fitojmë edhe pse 99 përqind e audiencës është në favor të Danimarkës. Por kundër Turqisë kemi luajtur kundër 18,000 tifozëve dhe ia dolëm me sukses. Ne nuk do të trembemi. Ne jemi gjithmonë skuadra më e dobët, por do të luftojmë deri në fund. Ne jemi mësuar tashmë me këtë etiketim”, tha Bale.
/GazetaBlic Sport/


