Prizrenit i duhet një menaxher, si Lulzim Kabashi, kështu ka shkruar asamblisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj.
Sipas Baldedajt, kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi është njeriu i duhur për ta drejtuar qytetin e Prizrenit.
Ai ka shkruar se Prizreni s’ka nevojë për turist kryetar.
Njoftimi i plotë:
Respekt për të gjithë kandidatët që garojnë për Kryetar të Prizrenit, si njerëz i çmoj, mund të jenë njerëz të mirë e familjarë, por qytetit të Prizrenit si asnjëherë më parë i duhet një menaxher i mirë, këtij qyteti nuk i duhet një doktorr, as psikolog e Turist asnjë tjetër, por Prizrenit dhe Prizrenasëve i duhet një njeri i guximshëm, një njeri vendimarrës, një që ka pasur shumë suksese në menaxhim.
Kryetari i Komunës duhet të jetë menaxher e jo të jetë një njeri që në jetën e tij nuk ka menaxhuar asgjë pos një llaptopi, e ky padyshim që do të jetë LULZIM KABASHI, ky është personi adekuat që i duhet Prizrenit dhe Prizrenasëve !!!