Ilir Baldedaj, asambleist i AAK-së në kuvendin Komunal të Prizrenit, njëherësh kandidat për asambleist nga kjo parti në zgjedhjet e 17 tetorit ka folur sot në mbledhjen e Kuvendin Komunal në lidhje me buxhetin.
Baldedaj ka hedhur kritika në drejtim të VV-së dhe ka kërkaur të bëhen disa ndryshime që AAK-ja ta votojë buxhetin.
“Do të isha ndjerë njeriu më i lumtur nëse do të më ishte dhënë mundësia ta votoja për këto katër vjet një buxhet zhvillimor të komunës së Prizrenit. Ta votoj një buxhet të ri me një kahje të re të ndryshimit të Prizrenit por fatkeqësisht kornizat e planifikimit buxhetor nuk ndryshojnë nga 2009. Merrni kornizën buxhetore e keni të njëjtën, formën e njëjtë të planifikimit të buxhetit . E kam thënë edhe shumë herë të tjera, sa herë keni pas çështje për votimin e buxhetit që të ulemi të diskutojmë sepse buxheti nuk është vetëm i Vetëvendosjes. Po ju pyes ju kolegë të Vetëvendosjes në cilat komuna që jeni parti opozitare në nivel vendi, në cilën komunë e keni votuar ndonjëherë buxhetin?”
“Në Suharekë asnjëherë Vetëvendosja nuk ka votu buxhet, Gjakovë, Rahovec, Klinë, Istog, Dragash, në asnjë komunë nuk keni votu buxhet për katër vjet, por asnjëherë ato kryetarë të komunave nuk i dëgjova duke e akuzuar Kuvendin dhe opozitën sepse ata janë kryetarë me dinjitet. Unë sot ju ftoj publikisht, hajdeni nëse doni ta votoni buxhetin, ulemi dhe diskutojmë.Eshtë një udhëzim administrativ i cili ka hyrë në fuqi me 30.07.2019 ku thotë se për çdo projekt që e kalon vlerën e 30 mijë eurove, duhet kur të shkojë në Kuvend ta ketë planifikimin dhe hartimin e projektit. Ne nuk kemi marrë asnjë projekt të këtij planifikimi buxhetor, kemi marrë vetëm shifra fontanë dëshirash”
“Prizreni sot është i katandisur sikur në vitin 1999 kur nuk ka patur hiq qeverisje pas çlirimit të Kosovës. Nëse doni me ju votu buxhetin ne i kemi disa propozime si AAK: Të inkorporohen në buxhet të bahte plotësim ndryshimi i këtij buxheti dhe ne do ta votojmë” tha Baldedaj në mbledhjen e Kuvendit Komunal raporton Gazeta Blic.