Në kampin e Barcelonës mbizotëron optimizmi përpara ndeshjes së ardhshme të El Clasicos kundër rivalëve të përjetshëm, Real Madridit.
Mbrojtësi i majtë i katalanasve, Alejandro Balde, nuk i fshehu ambiciet e tij për përballjen e ardhshme, duke lëshuar një kërcënim të guximshëm ndaj klubit “mbretëror”, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë. Edhe para kartonit të kuq po luanim mirë. Kemi ndjenja të mira para El Clasicos, por nuk ka rëndësi se cila skuadër është në formë më të mirë. Në këtë ndeshje çdo gjë mund të ndodhë”, komentoi ai pas fitores bindëse 6-1 ndaj Olympiacos në Ligën e Kampionëve.
“Jam shumë i emocionuar për El Clasicon, është një ndeshje e veçantë. Shpresoj ta fitojmë”, përfundoi Alejandro Balde.
/GazetaBlic Sport


