Lajme

Balaj: VV-ja nuk i ka numrat për qeveri, sidomos jo nga LDK-ja

10/15/2025 22:12
nga:Y I

Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se që VV-ja nuk i ka numrat për qeveri.

Ai u shpreh se sidomos votat nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i ka.

“Në momentin pas takimit të Kurtit me Presidenten për mandatim, dendurisht përfaqësuesit e Vetëvendosjes e kanë thënë njëfarë gjykimi hipotetik “ne po e bëjmë qeverinë, por nëse s’e bëjmë qeverinë, ne shkojmë në zgjedhje”.

“Këtë e kam lexuar si kumt që VV-së nuk i ka numrat, sidomos jo prej LDK-së”, u shpreh tutje Balaj.