Sporti

Balaj: Rëndësi ka fitorja/ Protagonist në skandalin e 2014, sulmuesi: Përjetime që nuk harrohen

06/06/2025 17:25
nga:G B

Në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, protagonisti i sfidës historike në Beograd, Bekim Balaj, ndau emocionet dhe përjetimet e asaj mbrëmjeje të paharrueshme.

Ai theksoi se përballja e radhës ka një tjetër peshë dhe rëndësi, ndërsa u bëri thirrje lojtarëve të tregohen të përmbajtur dhe të fokusuar për të arritur objektivin madhor: kualifikimin në Botëror.

Sulmuesi i njohur ishte pjesë e një takimi motivues me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të edicionit “Ta tham n’Shkodër”, ku përcolli edhe mesazhe inkurajuese për brezin e ri.