Sporti

Balaj: Barazimi do të ishte rezultat real

02/19/2026 23:42
nga:Lorik J

Futbollisti i Dritës, Liridon Balaj, i cili realizoi dhe asistoi sonte ndaj Celjes në humbjen 2-3, tha se barazimi do të ishte rezultat real.

Drita humbi në momentet e fundit, pasi Celje realizoi për 2-3 në minutën e 94’të të duelit të “Play Off” të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë, pesë minutat e parë bëmë shumë presion lartë, barazimi do ishte rezultati real”, tha Balaj në RTK.

“Shpresojë që do marrim rezultat pozitiv në ndeshjen në Slloveni”, përfundoi ai.

Ndeshja e kthimit dhe përcaktuese për ekipin që kalon tutje luhet me 26 shkurt në Slloveni.

/GazetaBlic Sport