Sporti

Bakayoko transferohet tek ekipi turk

01/24/2023 20:09
nga:Lorik J

Është kryer transferimi i Tiemoue Bakayoko te Adana Demirspor i Vincenzo Montellas.

Klubi turk ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe nesër, shkruan media turke ‘VOLE’, do të takohet me mesfushorin francez për të rënë dakord për kushtet e kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ana e tyre, Milani ka thënë tashmë se janë në dispozicion për të zgjidhur huazimin në orët e ardhshme.

Bakayoko nuk ka pasur fare hapësirë tek Milani këtë edicion.

/GazetaBlic Sport