Mesfushori, Tiemoue Bakayoko pritet të kompletojë transferimin në AC Milan nesër.
Negociatat mes Rossonerëve dhe Chelsea kanë evoluar pozitivisht, kështu që pritet që nesër lojtari të zyrtarizohet.
Mesfushori 27-vjeçar, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel, do të kompletojë kalimin tek Milan.
Kontrata e Bakayoko me Chelsean skadon në fund të këtij sezoni.
Lojtari do të huazohet me një mundësi blerjeje.
/GazetaBlic Sport


