Sporti

Bakayoko: Gjithmonë mendoja të kthehesha te Milan

08/30/2021 23:47
nga:E K

Tiemoue Bakayoko pranoi se “gjithmonë mendonte” se do të kthehej në Milano. ‘Ishte një nga ëndrrat e mia’.

Rossonerët arritën një marrëveshje dyvjeçare huazimi për Bakayoko me një mundësi blerjeje, e cila mund të kthehet në një detyrim në disa kushte, shkruan GazetaBlic Sport.
Bakayoko edhe më parë ishte i huazuar te Milani kur Gattuso ishte trajner në San Siro në edicionin 2018-19, dhe luajti poashtu nën urdhërat e Gatussos  në Napoli sezonin e kaluar.
Ai u shpreh i lumtur me rikthimin e tij në San Siro në një intervistë për Milan TV.
Jam shumë i lumtur që jam këtu, kam kujtime të mrekullueshme. Nuk filloi mirë, por në fund klubi, tifozët dhe stafi më treguan shumë dashuri.
Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë mendoja se do të kthehesha një ditë, ishte një nga ëndrrat e mia”, tha Bakayoko për Milan TV.
/GazetaBlic Sport/