Lajme

Bajrami- VV-së: Radoiçiqit i keni krijuar korridor në pikë dite, sot po i luani patriotët, hipokrita!

08/21/2025 18:29
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Bajrami i tha VV-së se hajnitë, dështimet, tenderët njëburimorë, nepotizmin, kapjen e institucioneve dhe lidhjet me mafinë energjetike s’mund t’i mbulojnë me Serbinë, urat dhe as me Listën Serbe.

“Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë. Sot po i luani patriotët – hipokrita”.shkroi Bajrami.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot mori vendim me 7 abstenime, dy vota kundër e dy për që të mos e certifikojë Listën Serbe.

Reagimi i plotë:

Hajnitë, dështimet, tenderët njëburimorë, nepotizmi, kapja e institucioneve dhe lidhjet me mafinë energjetike, NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe.

Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

Sot po i luani patriotët – hipokrita!

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit