Lajme

Bajrami, VV-së: Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve

10/05/2022 13:07
nga:N M

Deputetja e Lidhjes Demokratike Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së Armend Muja i cili më herët publikoi një infografikë e që tha se ka rritje të punësimit gjatë qeverisjes së Kurtit, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, shifrat e prezantuara nga Muja janë të pasakta dhe manipuluese.

Ajo po në këtë reagim i ka bërë thirrje Qeverisë që t`i paguajnë grevistët.

“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve\, ka shkruar ajo.

Bajrami ka thënë se nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021.

“Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021”, thotë ajo.

Reagimi i plotë: