Lajme

Bajrami: VV nuk ka vota as për qeveri e as për kryeparlamentar

04/27/2025 11:29
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se VV nuk ka vota as për kryeparlamentar e as për qeveri, raporton Gazeta Blic.

Kështu u shpreh ajo pas dështimit të seancës konstituive.

“Po thonë që i kanë votat për qeveri por duan që kryetaren e Kuvendit ta votojnë të gjitha partitë. Këta nuk kanë vota as për qeveri e as për kryeparlamentar. Votat që i kanë pasur për qeveri janë shfrytëzuar dhe për Kuvend çdoherë por këta nuk i kanë”, u shpreh Bajrami./Gazeta Blic/