Lajme

Bajrami: Skandal tjetër multimilionësh në ministrinë e Liburn Aliut, veç për korrupcion do të mbaheni mend

04/17/2024 16:09
nga:Y I

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ende pa dhënë përgjegjësi askush për tenderët njëburimor, ka shpërthyer një skandal tjetër multimilionësh në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Ajo i është referuar një raportimi të një mediumi, sipas të cilit një sinjalizues i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me e-mail lidhur me disa kompani ambalazhuese të ujit dhe se i njëjti më pas ka përfunduar në Komision Disiplinor brenda ministrisë.

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të reagojë, derisa ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për korrupsion.

Reagimi i plotë:

Dyshohet për abuzim milionësh nga Liburn Aliu e Naser Hafizi