Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme të shkojë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas ndërprerjes se seancës se sotme, ajo ka thënë se shpreson që në këtë takim të jenë prezentë të gjitha partitë politike që janë ftuar.
“Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja. Dhe në qoftë se janë kundër propozimit tonë, atëherë po besoj se janë ata që duhet të lëvizin. E kemi thënë sa herë që LV-ja i ka edhe 13 parti tjera parlamentare të cilave nuk ju ka bërë ofertë siç i ka bërë LDK-së. Prandaj, janë ata që i kanë alternativat në dorë. Po ashtu i ka 47 deputetë tjerë që mund ti propozojë. Ne qëndrimet nuk i ndërrojmë”, ka thënë Bajrami.


