Lajme

Bajrami: Qeveria Kurti ka ecur me hapa të breshkës

02/20/2024 22:50
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar punën e Qeverisë Kurti për gjatë tre viteve.

Bajrami ka përmenduar disa prej ”dështimeve në fusha të caktuara” për çka ka thënë se ”Qeveria Kurti ka ecur me hapa të breshkës”.

Bajrami ka folur edhe për gjendjen ekonomie gjatë qeverisjes Kurti, për çka tha se ”e dinë të gjithë”.

Sipas saj, masat e Qeverisë nuk po e luftojnë varfërinë, sepse ka rritje të çmimeve në të gjitha produktet, teksa shtoi se ‘Sot një familje kosovare, 100 ose 200 euro nuk ju kryejnë punë”.

”Kjo Qeveri sa herë shkakton krizë, i shpërndan ka 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik”, tha Bajrami.