Lajme

Bajrami: Po punojmë 3 minuta, po kemi pauzë 48 orë – përgjegjësi kjo e VV-së

05/29/2025 12:05
nga:G B

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të 23-të për konstituimin e Kuvendit.

“VV – Parlamentit të Kosovës ka jep për të 23-ën herë pauzën prej 48 orëve, të jemi të qartë se ne kemi filluar një seancë e cila nuk po përfundon, po punojmë tre minuta dhe kemi pauzë 48 orë dhe kjo është përgjegjësi e partisë së parë”, tha Bajrami.