Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës konstituive tha se kjo situatë është shëndrruar në një cirk.
“ Kjo është shëndrruar në cirk. Është hera e gjashtë që VV insistojnë në këtë kandidaturë. LDK është për të gjetur një zgjidhje kushtetuese. Pengmarrja e institucioneve nga VV, po i kushton qytetarëve. Përgjegjësia duhet të kërkohet nga ta. Na vjen keq që ne në bazë të rezultatit dhe vullnetit jemi pjesë e kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e këtij teatri, që është bërë mjaft për qytetarët e Kosovës”, tha Bajrami.


