Lajme

Bajrami: Qeveria ka nderhyrë në ZKA për ta korigjuar raportin për 31 milionë euro

11/01/2024 17:20
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka demantuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati, se janë harxhuar vetëm 10 milionë euro per karburante vitin e kaluar pasi sipas Zyrës Kombëtare të Audimit është 31 milion.

Bajrami ka theksuar se sapo ka pranuar me e-mail shkresë, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.

Ajo rithekson faktin se në krye të ZKA-së është motra e këshilltares së kryeministrit.

“Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë:

Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm

Sakt para një orë këtu në fcb e thashë:
”Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”.
Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.

Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.

Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore.

Bajrami e quan Muratin manipulues: Trego kush po rren, mashtrimeve po u vjen fundi