Lajme

Bajrami: Nuk do ta votojmë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit

04/15/2025 10:46
nga:Sh R

Hykmete Bajrami thotë se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim karshi VV-së.

Ajo para medieve para se të fillojë seanca konstituive tha se nuk kanë marrëveshje me asnjë deputet.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me deputetët, LDK-ja nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim. Nuk do ta votojmë propozimin. Ne konsiderojmë se në qoffë se LVV ka propozim e kryetarit të Kuvendit duhet t’i kenë edhe votat për ta votuar atë”, deklaroi ajo.