Lajme

Bajrami: Mund të jemi ne ata që i ftojmë partitë e tjera opozitare, nuk ka rend këtu – problematike qeveria me 61 numra

04/09/2025 21:50
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në rast se partia e parë dështon për formimin e qeverisë, atëherë kushdo nga opozita që i ka numrat mund të kërkojë mandatimin e qeverisë.

Bajrami tha se “nuk ka rend”, për formimin e qeverisë pasi të dështojë partia që ka dalë e para në zgjedhje.

“Nuk ka rend këtu, në momentin që i pari dështon për të formuar qeverinë dmth kalohet me njëfarë mënyre kompetenca te partitë opozitare dhe cilado prej tyre që e ka shumicën mund të shkojë te presidentja t’ia dëshmojë atë dhe të kërkojë të mandatohet për formimin e qeverisë”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“Është problematike të ketë qeveri të partive opozitare me numra strikt 61. Njëherë -përnjëherë numrat çfarë janë, është problematike të arrihet numri 61…”, tha Bajrami.