Lajme

Bajrami: Ministria e Financave s’mund ta bëjë as ekzekutimin e pagave pa e shkelur Ligjin

10/01/2024 15:02
nga:G B

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ekzekutimi i pagave nga Ministria e Financave është bërë me shkelje të Ligjit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ministria e ka shkelur ligjin për emërimin e ushtruesit të detyrës.

Postimi i saj i plotë:

As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit

Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga.

Shihni çka thotë Ligji për Zyrtar Publik,

Neni 35,

Pika: 3, 4 dhe 5,

………………

  1. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë.
  2. Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3, të këtij neni.
  3. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar të paragrafin 3.të këtij neni, është i paligjshëm.