Lajme

Bajrami: LVV-ja thotë në zgjedhje shkojmë, por të hetohemi nuk pranojmë

03/28/2024 13:33
nga:Y I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk tregojnë gatishmëri kur bëhet fjalë për hetime ndaj punës së ekzekutivit që drejtohet nga partia që ata bëjnë pjesë.

“LVV thanë: ‘Në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë’”, ka shkruar Bajrami në Facebook.