Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi tre emra për President nga partia e saj dhe PDK-ja.
Ajo tha se rreth 60 seanca të Kuvendit, Vetëvendosje këmbënguli për ta bërë Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha është e gatshme ta japë këtë post, por se presidentin e duan me çdo kusht.
Bajrami paralajmëroi për pasoja të mëdha për shkak të jostabilitetit politik derisa tha se kryeministri Albin Kurti dëshiron të sundojë dhe jo të qeverisë.
“Albini i ka 51%. Me minoritetet – 66 deputetë. E ka qeverinë krejt vetë, me 19 ministri e 4 miliardë euro buxhet në dispozicion. Por të gjitha këto nuk po i mjaftojnë. Kërkon pushtet më shumë se përgjegjësi. Ai po kërkon me sundu jo me qeverisë. Dhe meqë është derivat i krizave nuk i rrihet pa krizë, por ta dini se kostot e sjelljeve të tij janë dëme të pariparushme jo vetëm për qytetarët, por edhe për shtetin e Kosovës”.
Postimi i plotë:


