Lajme

Bajrami: Kurti duhet ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

05/01/2024 22:18
nga:G C

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami i bëri thirrje qeverisë që ta dërgojë në kushtetuese draft-statutin, në mënyrë që siç tha ai ta gjuante topin nga Serbia

“Bonu pak pragmatik në pikëpamje diplomatike, ti je nën sanksione, Serbia nuk është nën sanksione , ti trego pak pragmatizëm që gjuaje fajësinë për sabotimin e asociacionit te Serbia e cila nuk është e interesuar për të, …ajo është e interesuar ta mbajë Kosovën nën tension nën kërcëim ushtarak dhe policor, në gjendje e statusit juridik të ngirë dhe të blejë kohën mos po ndërron koncelacioni gjeopolitik, pasi që Serbia i ka humbur betejat me Kosovën”, tha ai.

Tutje ai shton se, është i bindur se Bashëksia Ndërkombëtare nuk do të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese sa i përket vendimit për Asociacionin.

“Nuk e besoj , Gjykata Kushtetuese është apsolutisht e pavarur.. Ka dhënë prova në shumë raste shumë raste sensitive edhe në rastin e Asociacionit kur e ka vlerësuar, edhe atëherë bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka konvenu, ka dashtë ndoshta me përfundu qysh atëherë, duke njohur nga afër gjyqtarët besoj se ata do të vijnë në mbrojte të integritetit professional që kanë. Dhe nuk besoj që bashkësia ndërkombëtarë përfshirë ambasadorët këtu do të ushtrojën presion sepse këta e dijnë që çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese.”, tha ai në emsionin “Click” në RTV21.