Lajme

Bajrami: Kurti do të tërhiqet edhe për dianrin, është e pafalshme që një çështje që mund të zgjidhej të bëhej temë në dialgoun në Bruksel

03/16/2024 16:59
nga:Sh R

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reagaur pas deklaratave që bëri Escobar, ku tha se Kurti i refuzoi propozimet për dinarin, dhe shpalosi dy kushtet e radhës për pranimin e Kosovës në KiE.

Bajrami në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kurti do të tërhiqet edhe për dinarin, vetëm se është e pafalshme që një çështje që mund të zgjidhje me falimentimin e “Bankës Komerciale”, u bë temë në Këshill të Sigurimit dhe në dialogun në Bruksel.

“Duke parë veprimin e Kurtit në këto tri vitet e fundit është evidente se Kurti e do të tërhiqet edhe për dinarin, por është e pafalshme që një çështje e cila natyrshëm do të zgjidhej me falimientimin e “Bankës Komerciale” u bë temë në Këshill të Sigurimit dhe tash temë dialogu në Bruksel. Ndërsa për Asociacinin Kurti e ka pranuar me marrëveshjen e Brukselit, atë të Ohrit dhe në fund e ka pranuar edhe draft-statutin e Asociacionit”, tha Bajrami.

Ajo thotë se vendimi për tokën e Manastirit të Deçanit, që u mor që Kosova të antarësohet në Këshillin e Evropës, doli të jetë i pavërtet pasi që Escobari tregoi se Kosova i ka edhe dy kushte tjera

“Qeveria e tenderëve njëburimor mashtroi edhe për tokën e Manastirit të Deçanit. Vendimi i Qeverisë për tokën e Manastirit të Deçanit u tha se u mor për t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës. Kjo doli të jetë e pavërtetë sepse Escobar e konfirmoi se Kosova i ka edhe dy kushte tjera. Një është themelimi i Asociacionit dhe dy ndalja e shpronësimeve të tokave në veri. Besoj se qytetarët e vendit do ta mbajë përgjegjës Albin Kurtin, sepse ka ardhë në pushtet duke premtuar në mes tjerash se “nuk i zbaton vendimet e kohës së Milloshevicit”, se nuk e zbaton Asociacionin se nuk bisedon me Vucicin pa kërkuar falje Serbia, pa u gjetë të zhdukurit, pa u paguar dëmet e luftës etj”, u shpreh ajo.

Deputetja tutje thotë se Kurti është tërhequr në secilin vendim të tij në raport me Serbinë, ku vendimet e tij fillestare i kanë kushtuar shumë Kosovës.

“Situata është e rëndë, Albini është tërhequr në secilin vendim të tij në raport me Serbinë, dialogun dhe komunat veriore, vetëm se vendimet e tij fillestare i kanë kushtuar Kosovës shumë si: skanksionet, raportet me aleatë ndërkombëtarë e deri të degradimi i dialogut ku njohja reciproke më nuk ekziston as në teori”, shtoi ajo.