Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se kryeministri Kurti e ka ndërtuar karrierën e tij me të pavërteta.
Bajrami në një përgjigje për GazetaBlic, ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit i cila tha se janë duke e ndalur keqpërdorimin e buxhetit të shtetit, që sipas tij, ishte bërë nga partitë e tjera.
“Kurti krejt karrierën e tij politike e ka ndërtuar në deklarata të pavërteta, të cilat as vetë nuk i beson”, tha Bajrami.
Sipas Bajramit, një gjë e tillë nuk ekziston, pasi siç thotë ajo, më shumë keqpërdorim të pushtetit se me këtë Qeveri, asnjëherë nuk ka pasë.
Madje, ajo ka përmendur edhe faktet që e sipas saj, konfirmojnë se Kurti dhe Qeveria e tij ka futur duart në buxhet të shtetit.
Kurti krejt karrierën e tij politike e ka ndërtuar në deklarata të pavërteta cilat as vetë nuk i beson.
“Faktet tregojnë se kurrë ma shumë keqpërdorim të buxhetit nuk ka pasë: Tani si asnjëherë më parë buxheti i shpenzuar në baza korruptive përmes tenderëve njëburimor ka kaluar shumën 250 milionë euro, ministrat e tij japin qindra e mijëra euro OJQ-ve që i kanë themeluar vetë – konflikt i pastër i interesit, mbi 3 milionë shpenzojnë për dreka zyrtare e udhëtime jashtë shtetit, derisa shteti ynë është që 13 muaj nën sanksione, qindra e mijëra euro janë shpenzuar për telefona, mbi 3 milionë euro për orendi në zyre, shto kësaj subvencionet e ndryshme që janë dhënë gjatë këtij mandati e që janë skema të korrupsionit publik, kapin shumën mbi 600 milionë euro”, tha Bajrami.
“Faktet, të dhënat tregojnë se kurrë më shumë s’ka pasë keqpërdorim të buxhetit”, përfundon Bajrami për GazetaBlic.
Beqa i PDK-së: Kurti e Osmani nuk janë serioz, diasporën s’duhet ta politizojnë
PSD: Kurti e Osmani me deklarata populiste për mërgatën, nuk kanë as politika të qëndrueshme për ta