Lajme

Bajrami: Jo vetëm Kosova, por sonte krejt shqiptaria është me ju!

03/31/2026 19:33
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar para ndeshjes Kosovë-Turqi.

Bajrami i ka falenderuar djemtë e Kombëtares për rezultatin e arritur der tani.

“Kjo që keni arritur nuk është veç rrugëtim, është histori që tashmë e keni shkruar me djersë, dashni e përkushtim” shkruan Bajrami.

‘Sonte, pavarësisht rezultatit në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ju jeni fitues. Askush deri me sonte s’ka arritur që të mbushë kaq shumë zemra me krenari e gëzim’ shkruan Bajrami.

Bajrami thekson se jo vetëm Kosova po krejt shqiptaria është sonte me djemtë e Kombëtares.

Postimi i plotë: