Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese’
Bajrami në reagimin e saj ka thënë se Qeveria Kurti është për keqardhje dhe se katër vite vetëm kanë vajtuar.
Ajo ka pyetur Muratin se kush është fajtor për grantin që e ka fituar vëllai i deputetes Fitore Pacolli, opozita apo Gjykata Kushtetuese.
“4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje.Po për 100 mijë euro të vëllaut të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin kush po del fajtor Opozita apo Gjykata Kushtetuese?” pyet Bajrami-Muratin raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje.
Po për 100 mijë euro të vëllaut të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin kush po del fajtor Opozita apo Gjykata Kushtetuese?