Euro2024

Bajrami ia theu rekordin, Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

06/17/2024 11:09
nga:E K

Deri dy ditë më parë, Dmitry Kirichenko ishte autori i golit më të shpejtë të shënuar në Europian, pasi shënoi me skuadrën ruse kundër Greqisë në vitin 2004 pas vetëm 67 sekondash lojë.

Në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë (2:1) nga Grupi B i Euro 2024, këtë rekord e përmirësoi Nedim Bajrami, i cili goditi portën italiane në sekondën e 23-të, duke përfituar nga një gafë e mbrojtjes së kampionit të Evropës, transmeton GazetaBlic Sport.

Vetë Kirichenko nuk e fshehu habinë që futbollisti që përmirësoi rekordin ishte shqiptar: “E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu këtë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm nga Shqipëria do ta përmirësonte. Ata shënuan pas 23 sekondash, kështu që urime.”

“E vërteta është se rekordi nuk kishte shumë rëndësi për mua. 20 vjet më duken shumë për ta thyer atë. Tani më në fund mund të pushoj”, shtoi Kirichenko, i cili aktualisht është 47 vjeç dhe punon si trajner.

/ GazetaBlic Sport.